Juventus e mbyll me turp, Milan dhe Zlatan shkëlqejnë ndaj Cagliari-t

1 Gusht 2020
22:38
Denis Hakanaj
back button

Juventus e ka mbyllur me humbjes sezonin 2019/20 të Serisë A.

Kampionët e Italisë, që nuk kanë pasur në dispozicon shumë lojtarë për ndeshjen e sotme, mes të cilëve Cristiano Ronaldo, janë mundur 3-1 në shtëpi nga Roma.

Një fitore me përmbysje për verdhekuqtë pas golit të shpejtë të realizuar nga Higuain në minutën e 5-të.

Kalinic (23′), Perotti (44′, pen. 52′) kanë shënuar për skuadrën e Fonseca-s.

Debutim me humbje për yllin e ri shqiptar Giacomo Vrioni, i cili ka marrë vendin e Higuain në minutën e 79-të.

E ka mbyllur me një fitore bindëse kampionatin Milan-i. Kuqezinjtë, në fakt, kanë mundur 3-0 në shtëpi Cagliari-n.

Ndeshja është zhbllokuar nga një autogol i Klavan në minutën e 11-të, ndërsa Ibrahimovic ka dyfishuar për vendasit në të 55-ën, duke shlyer penalltinë e gabuar në fundin e pjesës së parë.

Castillejo ka fiksuar shifrat në 3-0 në minutën e 57-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit