Juventus e pëson në minutën e 44-t, aksion perfekt nga Sassuolo (Video)

27 Tetor 2021
19:29
Denis Hakanaj

Një gol i Davide Frattesi ka bërë diferencën mes Juventus dhe Sassuolo-s në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për javën e 10-të të Serisë A.

Miqtë kanë goditur në minutën e 44-t dhe kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh 1-0. I pafat Dybala, i cili ka goditur shtyllën në minutën e 37-të.

Zonja e Vjetër ka 45 minuta për të përmbysur rezultatin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit