“Juventus është ndërtuar për të fituar Champions-in, por…”

8 Mars 2021
16:40
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Porto-s, Sergio Conceicao, ka folur në prag të sfidës me Juventus-in, e vlefshme për kthimin e 1/8-ave të Champions League.

“E njohim Juventus-in, bardhezinjtë kanë rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Cuadrado në këtë periudhë”, ka thënë portugezi.

“Do të bëjmë gjithçka është e mundur për të qenë të denjë për stemën që kemi në gjoks, që është historia e Porto-s”.

“Do të përballemi me një skuadër që ka investuar shumë për ta fituar këtë kompeticion, por ne do të provojmë të fitojmë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit