“Juventus? Është shumë e rrezikshme”, Moratti: Nuk e prisja këtë nga Inter-i

24 Janar 2023
17:32
Denis Hakanaj

“Juventus? Sigurisht nuk është një vit pozitiv për ata”. Këto kanë qenë fjalët e Massimo Moratti-t, ish-president historik i Inter-it, nën drejtimin e të cilit zikaltrit realizuan triplete-n në 2010-ën.

Ai ka dhënë mendimin e tij në lidhje me vendimet e marra për fitimet fiktive të bardhezinjve dhe penalizimin prej 15 pikësh për ekipin e Allegri-t.

Këto kanë qenë deklarata që Moratti ka bërë për Kiss Kiss Napoli: “Çështja e fitimeve fiktive? Nuk më pëlqen ta komentoj, më duket shumë e rrezikshme. Duhet të them se është normale që një klub i kuotuar në bursë të jetë veçanërisht i kujdesshëm”.

Moratti ka folur edhe për humbjen e fundit të pësuar nga Inter-i në kampionat dhe për arratisjen e Napoli-t në renditje: “Humbja e Inter-it kundër Empoli-t ka qenë një e papritur pas fitores në Superkupë kundër Milan-it.

“Zikaltrit, të paktën për momentin, janë jashtë luftës për titull, por kanë për detyrë të bëjnë mirë deri në fund, edhe pse Napoli po bën një kampionat tjetër në krahasim me rivalët”, ka përfunduar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit