Juventus fiton me Kukusevski-n, De Ligt ia jep “meritën” Cristiano Ronaldo-s

21 Tetor 2021
15:37
Denis Hakanaj
back button

Ka shumë gëzim tek Juventus pas fitores kundër Zenit-it në Champions League, që i ka çuar bardhezinjtë në 9 pikë në renditjen e grupit.

Konfirmimi për qetësinë e gjetur mes lojtarëve ka ardhur nga një skenë argëtuese mes Matthijs de Ligt dhe Dejan Kulusevski, me këtë të fundit që ka realizuar golin vendimtar kundër rusëve.

Holandezi është intervistuar nga JTV në krah të shokut suedez të skuadrës:

“Kam punuar shumë me Dejan për goditjet me kokë dhe ka mësuar shumë edhe nga Cristiano Ronaldo”, ka thënë De Ligt duke qeshur.

“Në këtë moment po mbrojmë shumë më mirë, mbyllemi si skuadër dhe jemi përmirësuar shumë. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Është një moment i mirë për ne, por duhet të vazhdojmë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit