Juventus frikësohet për yllin, gati rinovimi me sulmuesin

12 Korrik 2020
10:05
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi po shkon drejt titullit kampion, por skuadra e Maurizio Sarrit nuk bind. Paulo Dybala ka qenë shpesh herë heroi i ekipit dhe e ka rritur shumë rendimentin e tij në këtë sezon të Serie A. Fabio Paratici ka nisur menjëherë bisedimet me agjentin e tij për kontratën e re.

Ai e ka konfirmuar vetë diçka të tillë sepse interesimi për 27-vjeçarin mbetet i madh me Man.United dhe Tottenham që ishin gati të nënshkruanin me të sezonin e ardhshëm. “Ne jemi duke folur me agjentin e tij prej njëfarë kohe, sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne.

“Ne kemi investuar shumë për lojtarin. Ishte një sakrificë nga klubi, por kemi biseduar gjithmonë me të. I dhamë fanellën me numër 10, ne gjithmonë kemi pasur besim te Paulo”, – tha Paratici për DAZN.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit