Juventus, gati oferta e çmendur për të bindur Vlahovic që në janar

22 Janar 2022
16:00
Denis Hakanaj

Juventus do me çdo kusht Dusan Vlahovic.

Në ditët e kaluara është folur për një ofertë 35 milionë euro plus kartonin e Kulusevski-t të bardhezinjve për Fiorentina-n. Megjithatë, duket se është një ofertë që nuk ka bindur klubin Vjollcë dhe as nga Vlahovic, i cili ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të ndërrojë ekip në janar.

Tani, Zonja e Vjetër duket se po përgatit një lëvizje tjetër për të bindur sulmuesin serb. Arma më shumë, sipas shtypi italian, duket se është një rrogë 7 milionë euro neto plus bonuse, praktikisht aq sa fiton Paulo Dybala.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit