Juventus gjen sulmuesin e ri, operacion me kosto 55 milionë euro

21 Shtator 2020
20:21
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i ri i Juventus-it do të jetë Alvaro Morata, sipas Corriere dello Sport.

Negociatat me Atletico Madrid janë drejt mbylljes, sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur me Simeone-n ditën e sotme, do të jetë në Torino mbrëmjen e sotme dhe nesër do të zhvilloje vizitat mjekësore.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e një huazimi për 10 milionë euro, të drejtën e blerjes për 45 milionë dhe mundësinë e rinovimit të huazimit për një vit tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit