Juventus hedh sytë nga Portugalia për mbrojtjen, në janar vjen talenti 21-vjeçar i Benfica

21 Nëntor 2024
11:09
Telesport
back button

Dëmtimet e rënda të pësuar nga Bremer dhe Cabal, të cilët e përfunduan sezonin shumë herët, e detyruan Juventus të ndërhyjë në tregun e transferimeve në janar. Emri i ri për mbrojtjen vjen nga Portugalia dhe është Antonio Silva.

Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi 21-vjeçar i Benfica ka qëndruar në stol në tri ndeshjet e fundit të Ligës. Ndaj, Giuntoli do të përpiqet ta sjellë atë në Torino në janar me një operacion të kushtueshëm huazimi.

Bardhezinjtë synojnë të përdorin të njëjtën formulë si dhe me Francisco Conceiçao. Jorge Mendes, menaxheri i mbrojtësit 21-vjeçar portugez, ka patur kontaktet e para me Juventus dhe synon të ulë disi çmimin që kërkojnë portugezët.

Silva ka një kontratë me Benfica deri më 30 qershor 2027, por këtë sezon ai nuk është më zgjedhja e parë, duke qenë se trajneri Bruno preferon Araujo së bashku me Otamendin në qendër të mbrojtjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit