Juventus i fiksuar pas sulmuesit të Cityt, ofron shkëmbimin me këtë lojtar!

4 Prill 2020
16:33
back button

Juventus e ka vendosur prioritetin e merkatos së verës dhe ai është Gabriel Jesus. Bardhezinjtë duan ta sjellin në Torino brazilianin, i cili në Manchester është nën hijen e Sergio Agueros.

Për të siguruar shërbimet e sulmuesit, sipas “Calciomercato”, Juventus ka gati kartonin e Douglas Costa, si dhe para, po që ende nuk bëhet me dije shuma e saktë. Douglas Costa është përzgjedhur, pasi ai ka qenë me Guardiolën te Bayern dhe trajnerit spanjoll i pëlqen një lojtar më aftësistë e tij.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse City do të jetë i kënaqur me ofertën ekonomike të bardhezinjve, pasi sigurisht që Jesus vlen më shumë se Costa, mjafton të krahasojmë moshën e tyre, ku ish-i i Bayern numëron 29 vite mbi supe, ndërsa ish-i i Palmeiras vetëm 23.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit