Juventus i thotë lamtumirë 30 milionëve dhe vë në telashe Inter-in

18 Mars 2023
15:36
Denis Hakanaj
back button

Për Juventus-in, ashtu si për emrat e tjerë të mëdhenj, do të jetë një verë shumë e rëndësishme për sa i përket merkatos. Edhe nëse përpjekja për të parashikuar lëvizjet apo strategjitë e bardhezinjve është pothuajse e pamundur, pasi e ardhmja e klubit e dekretuar nga gjykatat ende nuk dihet.

Por disa nga lëvizjet janë padyshim të parashikueshme, thjesht duke ndjekur kontratat ekzistuese. Mjafton të mendohet për disa kthime nga huazimet si Arthur, Zakaria dhe McKennie. Në realitet, amerikani është i vetmi që ka ndonjë shans për t’u blerë përfundimisht, por kjo do të varet më shumë nga mbijetesa e Leeds në Premier.

Braziliani te Liverpool nuk e ka parë kurrë fushë përveç disa sekondave, për faj të dëmtimeve të shumta. Arturi është parë pozitivisht nga përulësia dhe dëshira e tij për sakrificë, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Po kështu Zakaria te Chelsea, i cili nuk do të konfirmohet nga blutë aq më tepër pas të gjitha nënshkrimeve në janar.

Nuk ka hapësirë për zviceranin. Këtë e ka konfirmuar edicioni gjerman i ‘Sky Sports’, i cili nënvizon se Chelsea nuk ka ndërmend t’i paguajë Juventus-it rreth 30 milionë euro plus bonuset e nevojshme për të mbajtur Zakaria. Dhe kështu do të shkaktonte një efekt domino që do ta penalizonte shumë Inter-in.

Denis Zakaria do të rikthehet në Juventus në fund të sezonit, praktikisht është e pamundur për bardhezinjtë që të shohin transferimin prej 30 milionësh të konkretizohet. Zvicerani do të kthehet, nuk ka gjasa të qëndrojë, edhe nëse – e përsërisim – tani parashikimi i lëvizjeve është shumë i ndërlikuar.

Problemi mund të lindë edhe për Inter-in. Po, sepse Chelsea nuk është i gatshëm të ndalet pas blerjes së Enzo Fernandez. Zakaria nuk e bindi, por blutë duan një lojtar me karakteristika mjaft të ngjashme.

Sipas Mundo Deportivo, në Londër ata do të studionin me shumë interes profilin dhe situatën e Franck Kessie. Afrikani po gjen më shumë hapësirë ​​me Barcelonën pas një gjysmë sezoni të parë anonim. Fakti mbetet se ish-lojtari i Milani-t nuk është absolutisht një zgjedhje e parë për Xavi-n.

Barcelona nuk ka marrë akoma asnjë vendim në funksion të sezonit të ardhshëm, por në fillim duhet sqaruar edhe e ardhmja e Busquets. Në rast rinovimi, Kessie do të kishte më pak hapësira dhe – pavarësisht vullnetit të shprehur gjithmonë për të fituar një vend në Camp Nou – mund të vendoste të largohej. Me Serinë A gati për ta mirëpritur atë.

Është folur shumë për Inter-in, për shkëmbimin me Brozovic, por edhe për Napoli-n. Zikaltrit mbeten ndër skuadrat më të interesuara, por në Spanjë vazhdojnë ta mbajnë Kessie në listën e Chelsea. Dhe të konkurrosh me Blues nuk është aspak e lehtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit