Juventus ka një objektiv të ri në merkato, është një mik i… Dybala

4 Gusht 2020
19:10
Denis Hakanaj

Juventus po përgatit sfidën kundër Lyon-it në Champions League, por po punon edhe për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshmë.

Sipas Il Corriere di Torino, objektivi i ri i Zonjës së Vjetër është Rodrigo de Paul.

Argjentinasi, mik i ngushtë i Dybala, mund të mbulojë disa pozicione në mesfushë. Një xhol i vërtetë që do ta përforconte ndjeshëm ekipin e Sarri-t.

Marrëdhënies mes Juventus-it dhe Udinese-s, siç tregon operacioni Mandragora, janë shumë të mirë, por do të duhen gjithsesi shumë para.

Flitet për të paktën 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit