Juventus-Lyon, arbitri “frikëson” bardhezinjtë

5 Gusht 2020
15:52
Denis Hakanaj
back button

Do të jetë gjermani Felix Zwayer arbitri i Juventus-Lyon, ndeshja e kthimit e 1/8-ave të Champions League, që do të luhet të premten në orën 21 në Allianz Stadium.

Në VAR do të jetë gjermani Christian Dingert.

Juventus e ka takuar Zwayer vetëm një herë më parë në Europë, në Champions, sezonin e kaluar.

Ka qenë ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve që bardhezinjtë kanë luajtur kundër Atletico Madrid në Wanda Metropolitano.

Sfida u fituar 2-0 nga madrilenët, më pas Juventus përmbysi rezultatin në ndeshjen e kthimit të fituar 3-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit