Juventus-Lyon, UEFA përgënjeshtron gjithçka

10 Maj 2020
16:23
Denis Hakanaj
back button

Coronavirus ka lënë pezull jo vetëm kampionatet kombëtare, por edhe Kupat e Europës.

Champions League është e ndarë  mes ekipeve që kanë luajtur ndeshjet e vajtjes dhe kthimit në fazën e 1/8-ave dhe ato, si Napoli dhe Juventus, që duhet të luajnë atë të kthimit. Për bardhezinjtë nuk do të jetë e lehtë, duke marrë parasysh humbjene  pësuar në Francë.

Ditën e shtunë, presidenti i Lyon ka bërë të ditur se ndeshja do të luhej më 7 guahst: “Ëshhtë konfirmuar që ndeshja kundër Juventus të luhet më 7 gusht, në Torino dhe me dyer të mbyllura”, ka thënë Aulas.

Një lajmërim që nuk është konfirmuar nga UEFA, e cila ka përgënjeshtruar gjithçka: “Nuk është vendosur asgjë”, ka thënë një zëdhënës i organizatës që drejton futbollin europian.

Kështu, mbetet akoma mister data për rifillimin e kompeticionit europian për klube, edhe pse organizata e drejtuar nga Ceferin ka dashur t’i japë përparësi kampionateve kombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit