Juventus, mision në Londër për super shkëmbimin

18 Maj 2022
16:07
Denis Hakanaj

Juventus e ka seriozisht, e nesërmja ka filluar. Bardhezinjtë, pas vendit të katërt të dytë radhazi, duan të kthehen të luftojnë për titullin në kampionat dhe duan të marrin sa më parë lojtarët e vënë në shënjestër për të përforcuar ekipin e Allegri-t.

Calciomercato.it ka bërë një përmbledhje të emrave më të nxehtë. Janë bërë hapa përpara konkretë për Di Maria-n, edhe pse mungon akoma një marrëveshje për rrogën dhe për kohëzgjatjen e kontratën, por jo vetëm.

Do të ketë kontakte të reja për Pogba. Goditja e tretë me kosto zero mund të jetë Ivan Perisic, për të cilin janë regjistruar hapa të rëndësishëm përpara. Përveç këtyre operacioneve, lëvizjet e tjera e dërgojnë drejtorin sportiv Cherubini në Londër.

Misioni anglez i njeriut të merkatos të Juventus-it tregohet nga Tuttosport. Objektivi i torinezëve është Gabriel, mbrojtës brazilian 24-vjeçar i Arsenal-it.

“Topçinjtë” nuk duan ta humbin, por fundi i kampionatit mund të sjellë një surprizë të hidhur, me humbjen e Champions-it, duke parë se Tottenham e ka parakaluar në vendin e katërt.

Kërkesa për kartonin e lojtarit është rreth 50-60 milionë euro. Një shifër që përfaqëson një investim të madh për arkat e Juventus-it, që po mendon të ofrojë një lojtar në këmbim.

Është ftohur me Arsenal-in hipoteza Arthur, por Cherubini është gati të propozojë McKennie dhe Kean, edhe pse për këtë të fundit duhen  rishikuar marrëveshjet me Everton-in.

Një tjetër lojtar i londinezëve që pëlqehet nga bardhezinjtë është edhe Thomas Partey, një mesfushor që vlerësohet shumë nga trajneri Allegri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit