Juventus në sulm për të sjellë në Torino mbrojtësin e Real Madrid, i ofron një fanellë titullari

7 Qershor 2023
10:10
Telesport
back button

Pa Champions League, skuadra e Juventus po mendon për një rinovim të skuadrës, duke u përpjekur të afrojë lojtarë të përshtatshëm për të përballuar Seria A dhe Conference League. Sipsa “Sky Calcio”, bardhezinjtë synojnë të sjellin në Torino mbrojtësin spanjoll Lucas Vazquez.

31-vjeçari luan në La Liga me Real Madrid, ku nuk është titullar. Kontrata e tij me madrilenët skadon pas një viti dhe gjasat janë që klubi të mos ia rinovojë atë. Për pasojë, shanset për një largim të mundshëm të Vazquez këtë verë janë të larta, ndaj Juventus është në sulm.

Për lojtarin, do të mjaftojnë 10 milionë euro për ta veshur bardhezi, duke i ofruar një fanellë titullari dhe mundësi të luajë si për titullin në Seria A ashtu dhe në Europë. Një mbrojtës krahu me përvojë, që do të ndihmonte shumë bardhezinjtë për t’u rikthyer në elitë pa shpenzuar shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit