Juventus, Neymar është një ëndërr e pamundur: ja kërkesa e pabesueshme

29 Qershor 2022
15:23
Denis Hakanaj

Neymar dhe PSG duket se janë gjithmonë dhe më larg. Deklaratat e fundit të Al-Khelaifi-t duket se kanë vulosur prishjen përfundimtare mes klubit dhe kampionit brazilian, që francezët kanë ndërmend ta shesin.

“Presim që të gjithë të bëjnë më shumë, vitin e kaluar nuk ka mjaftuar dhe duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar për të shmangur dëmtime dhe skualifikime”.

Pa përmendur Neymar-in, presidenti i PSG i është përgjigjur në këtë mënyrë një pyetje mbi brazilianin, duke shtuar: “Ata që nuk janë pjesë e projektit, duhet të largohen.

“Ka nga ata që kanë përfituar nga situata në të kaluarën, por tani ka mbaruar. Nuk duam më emra, por lojtarë që ndihmojnë skuadrën”. Fjalë që, sipas zërave që vijnë nga Franca, nuk janë pëlqyer nga ish-ylli i Barcelona-s.

Tani kanë filluar të qarkullojnë edhe zërat se Neymar i është ofruar  Juventus-it. Megjithatë, për momentin bëhet thjesht për një ëndërr të pamundur për bardhezinjtë për sgkak të kërkesave të larta dhe kostos së brazilianit.

Në Francë janë të sigurt: një burim afër Al-Khelaifi ka thënë për RMC Sport se klubi e ka informuar babanë-menaxher të Neymar-it në lidhje me vendimin për ta prishur kontratën me të.

Lojtari ka  akoma edhe tre vite kontratë dhe, duke parë se paguhet 40 milionë euro në sezon, duket se ka kërkuar pagesën e plotë për vitet e mbetura në kontratë, 120 milionë euro.

E vetmja zgjidhje e mundshme duket se është largimi i lojtarit me formulën e huazimit, me kushtin që PSG të paguajë një pjesë të rrogës.

Ëndrra e sulmuesit është kthimi te Barcelona, gjë që duket shumë e vështirë për shkak të problemeve financiare të klubit katalanas. Për sa i takon Juventus-it, siç ka bërë të ditur Corriere della Sera, nga Torino kanë ardhur vetëm përgënjeshtrime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit