Juventus, një emër surprizë për sulmin: asisti vjen nga… City

12 Korrik 2020
17:24
Denis Hakanaj
back button

Mund të vijë nga Manchester City asisti për merkaton e Juventus-it.

Qytetarët, në fakt, kanë një repart sulmues të një niveli të lartë, por jo të gjithë janë të kënaqur. Mahrez, Aguero, Sterling dhe Gabriea Jesus.

Të katërt, deri tani, kanë shënuar plot 82 gola. Dhe është pikërisht njëri prej këtyre lojtarëve që, në njëfarë mënyre, mund ta ndihmojë Juventus-in të bëjë një goditje të bujshme në merkato.

Siç ka shkruar Daily Mirror, Aguero mund të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021 dhe, në njëfarë mënyre, të detyrojë njërin nga shokët e sulmit të largohet.

Një rinovim i argjentinasit do të thoshte më pak hapësira për Gabriel Jesus. Për brazilianin ka shumë zëra të merkatos. Një nga këta e jep pikërisht drejt transferimit tek Juventus.

Numri 9 mund të marrë në konsideratë idenë për t’u larguar nga Manchester-i. Veçanërisht nëse përjashtimi dyvjeçar i City-t nga kompeticionet europiane do të konfirmohet. Zonja e Vjetër është gati të ndërhyjë dhe të realizojë një tjetër goditje të bujshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit