Champions League

“Juventus nuk e fiton Champions as me CR7, ky është viti i ekipit anglez”

Youri Djorkaeff vë bast kundër Juventus. Ish-fantazisti i Inter, është në fakt i bindur se bardhezinjtë nuk do të thyejnë dot tabunë “Champions Leage”, madje as me blerjen e Cristiano Ronaldo. “Ka respekt të madh për Cristiano Ronaldo. Te Manchester United, Real Madrid dhe sot te Juventus ka sjellë gjëra që shumë pak futbollistë në botë mund të ofrojnë. Mendoj se ka qenë diçka e rëndësishme ardhje e tij në Itali, ku ka ringritur nivelin e kampionatit Italian, një herë e një kohë plot me kampionë të mëdhenj”, deklaroi Djorkaeff.

“Cristiano ka dëshirë të madhe, karakter të madh dhe aftësi lidershipi. Champions League? Të shohim, është një kompeticion shumë i gjatë dhe shumë shumë stresues dhe në fund do të mbetet vetëm njëra. Juventus ka mundësi të mëdha, por nuk besoj se do të fitojë. Shoh skuadra më të forta, si Manchester City dhe mbi të gjithë Liverpool. Këtë vit shoh një skuadër angleze”, vijoi ish-futbollisti i Inter.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Champions League