Juventus nuk heq dorë nga ylli i Atalanta, gati të përfshijë talentin në një shkëmbim lojtarësh

1 Mars 2024
12:00
Telesport
back button

Juventus vazhdon të ushtrojë presion ndaj Atalanta për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez Teun Koopemeiners. 26-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Atalanta, por klubi ka deklaruar se për 40 milionë euro mund të largohet.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, bardhezinjtë janë gati të përshijnë mesfushorin Fabio Miretti në këtë transferim, duke e dërguar tek Atalanta. Një futbollist që skuadra e trajnerit Gasperini e ka kërkuar në janar, ndaj te Juventus janë gati ta përfshijnë në këtë shkëmbim.

Nëse Juventus nuk arrin të blejë Teun Koopmeiners, alternativa duket tashmë gati. Bardhezinjtë do të fokusohen te Lewis Ferguson që luan me Bolonja, por edhe në këtë rast Juventus do të përfshijë një lojtar tjetër në transferim, Hans Nicolussi Caviglia, për të ulur shpenzimet financiare.

Koopemeiners është në sezonin e tij të tretë në Serie A me fanellën e Atalanta, ku në 108 ndeshje zyrtare ka realizuar 24 gola (22 gola në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit