Juventus ofron 25 milionë euro për ish-yllin e Inter-it

23 Janar 2020
18:23
Denis Hakanaj
back button

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Juventus ka ofruar 25 milionë euro për mbrojtësin e krahut të Porto-s, Alex Telles, ish-lojtar i Inter-it.

Kontrata e brazilianit skadon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë 40 milionë euro. Ish-zikaltri ka refuzuar propozimin e fundit për rinovimin e kontratës nga klubi portugez.

Në 29 ndeshje të luajtura n ë këtë sezon me Porto-n, 26-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit