Juventus parakalon Barçën për talentin holandez, mbetet edhe një pengesë për t’u kaluar

23 Tetor 2020
19:40
Denis Hakanaj
back button

Mes talenteve të kampionatit holandez, Donyell Malen është sigurisht një nga profilet më interesantë dhe të kërkuar. Shumë klube të mëdha të Europës po mendojnë për sulmuesin e talentuar të PSV-së, menaxheri i të cilit është Mino Raiola.

Juventus duket se është mes klubeve që po e ndjekin më nga  afër lojtarin dhe në Spanjë kanë theksuar se klubi bardhezi ka parakaluar Barcelona-n dhe se është gati të hidhet në sulm për futbollistin.

Megjithatë, sipas zërave që vijnë nga Holanda, duket se është një tjetër klub shumë i interesuar për 21-vjeçarin. Bëhet fjalë për Arsenal-in, siç ka shkruar Soccernews.

Topçinjtë janë penduar me sa duket që e kanë lënë t’u shpëtojë nga duart talenti holandez. Malen, në fakt, i rritur tek Ajax, në moshën 16 vjeç është transferuar pikërisht te të rinjtë e londinezëve.

Në Londër ka qëndruar dy vite para se të kthehej në Holandë te PSV. Klubi i Eindhoven mund të kërkojë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Një shifër kjo që mund të rritet deri në janar nëse lojtari do të paraqitet mirë në Eredivisie dhe Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit