Juventus parakalon Milan-in dhe të mëdhatë e Europës: një hap larg talentit

15 Gusht 2022
21:00
Denis Hakanaj
back button

Juventus në pole position për Tommaso Mancini, sulmues i datëlindjes 2004, shumë premtues, sulmues në ekipet kombëtare të të rinjve.

Mancini luan te Vicenza, e cila së shpejti do ta humbasë pasi talenti i vogël me kontratë që skadon në qershor 2023 pëlqehet nga klubet e mëdha europiane dhe italiane.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi është destinacioni i caktuar: në avantazh ndaj Milan-it dhe Empol-it, klubet që kanë lëvizur më shumë në Itali, dhe ndaj Villarrealit, Borussia Dortmund-it dhe klubeve të tjera të huaja të përfshira.

Arsyeja? E thjeshtë: Tommaso, i ndjekur nga babai i tij Danilo, zgjodhi bardhezinjtë. Për ta mbyllur operacionin, mungon marrëveshja e Juves me Vicenzën, e cila me Milan-in kishte një marrëveshje në vija të përgjithshme për një transferim 2-3 milionësh.

Nëse nuk do të ketë mendime të dyta dhe do të arrihet një shtrëngim duarsh total, Mancini, që nuk ka lidhje me trajnerin e Italisë, këtë sezon ai do të luajë mes ekipit Primavera dhe Under 23. Në vitet në të cilët sulmuesit italianë nuk janë të shumtë, një blerje interesante.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit