Juventus, Paratici: Ja pse zgjodhëm Pirlo-n

8 Gusht 2020
21:11
Denis Hakanaj
back button

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventus-it, ka folur për Sky pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të bardhezinjve, Andrea Pirlo.

“Vendimi për Pirlo-n është i natyrshëm dhe juventin, është një djalosh që ka qenë tek Juventus, ka luajtur t ek Juventus, ka qenë gjithmonë në kontakt me Juventus-in”, ka thënë Paratici.

“Zgjedhja e natyrshme, mendoj se mund jetë një i përzgjedhur nga fati për të qenë trajner siç ishte i përzgjedhur nga fati për të qenë futbollist”.

“Na ka bindur ideja që Pirlo mund të jetë si trajner njësoj siç qenë si lojtar. Duam të ndjekim propozimin e tij, ka qenë shumë bindës. Personat janë më të rëndësishëm se profesionisti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit