Juventus, pasardhësi i CR7 vjen nga Barcelona

11 Korrik 2020
15:05
Denis Hakanaj
back button

Antoine Griezmann do të jetë një lojtar i Juventus-it në vitin 2021. Ky është lajmi i dhënë nga Don Balon në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez të Barcelona-s.

Ideja për të luajtur me Cristiano Ronaldo-n duket se e tundon pak -sulmuesin e Atletico Madrid. Por edhe nëse portugezi do të largohej nga Torino, duketse nuk do të kishte probleme për zbarkimin e Griezmann te bardhezinjtë.

Në fillim, Juventusi do të duhet të largojë lojtarë të rëndësishëm për të krijuar hapësirë për kampionin e botës, në mënyrë që të lehtësojë bilancin nga rrigat e larta.

Për këtë arsye është planifikuar largimi i njërit mes Higuain, Douglas Costa dhe Rabiot, i domosdoshëm për të bërë të mundur transferimin e Griezmann.

Problemi tjetër është rriga. Francezi fiton 18 milionë euro në sezon në Spanjë, me disa klauzola të veçanta që e lejojnë të arrijë deri në 23 milionë në vitin e pestë.

Ka pak mundësi që Juventus të marrë përsipër një rrogë të tillë, me përjashtim të disa shitjeve të rëndësishme që do ta bënin operacionin të mundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit