Juventus përballë Dzyuba-s, njeriu që pagoi 150 mijë euro për t’u hakmarrë ndaj Mancini-t

20 Tetor 2021
17:41
Denis Hakanaj

Juventus do të duhet të bëjë llogaritë me Dzyuba-n mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi rus nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me Italinë pasi është bërë “armiku i betuar” i Mancini-t.

Në kohën e Zenit-it trajner aktual i Italisë ka vendosur ta largojë në huazim.

Sulmuesi ka paguar nga xhepi i tij gjobën 150 mijë euro të përfshirë në kontratë për të zbritur në fushë kundër  ish-klubit të tij, ka shënuar dhe ka festuar pikërisht para stolit të Mancini-t.

Mbrëmjen e sotme, edhe pse ndoshta jo si titullar, do të provojë të vejë në vështirësi bardhezinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit