Juventus përforcohet, vjen magjistari i krosimeve

4 Prill 2020
16:36
Denis Hakanaj
back button

Juventus po mendon për të ardhmen e afërt dhe për të përforcuar krahët. Luca Pellegrini është objektivi numër një për sezonin e ardhshëm. Cuadrado në të djathtë dhe Alex Sandro në të majtë do të jenë titullarët, por lojtari i huazuar te Cagliari mund të jetë një armë më shumë për Zonjën e Vjetër.

Jo vetëm luan gjithmonë, por është edhe magjistari i korsimeve. Të paktën për sa i takon numrit të krosimeve në fushë. Pellegrini është një lojtar i Juventus-it, i blerë në operacionin e realizuar me Roma-n për Spinazzola-n.

Ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Cagliari-n sezonin e kaluar dhe është konfirmuar edhe në këtë sezon. Siç ka shkruar La Gazzetta dello Sport, janë 97 krosimet e realizuar nga 21-vjeçari në këtë sezon: vetëmm Candreva dhe Ghiglione kanë bërë më mirë mes iitalianëve, por ata luajnë më përpara.

Për të bërë një krahasim me lojtarët e tjerë  të bardhezinjve, Cuadrado ka bërë vetëm 61, Alex Sandro 52. Me pak fjalë, Pellegrini është gati. Juventus, me sa duket, gjithashtu…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit