Juventus përgatit goditjen surprizë, oferta do të bëhet këtë javë

26 Nëntor 2020
16:13
Denis Hakanaj
back button

Ka dalë një emër surprizë për Juventus-in në merkaton e dimrit. Klubi bardhezi, në fakt, mund të peshkojë në MLS.

Sipas “3rddegree.net”, Juventus është e vendosur të marrë Bryan Reynolds, talent 19-vjeçar i Dallas FC.

Por jo vetëm. Portali ka bërë të ditur edhe se bardhezinjtë do të bëjnë një ofertë prej 6-7 milionë dollarësh gjatë kësaj jave.

Kampionët e Italisë do të provojnë ta mbyllin operacionin menjëherë, për ta marrë të riun në Itali që në janar, në përfundim të playoff-eve të MLS-së.

Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit