Juventus planifikon një super goditje, sakrifikon dy lojtarë për ëndrrën

4 Tetor 2022
17:01
Denis Hakanaj
back button

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai nuk e di as potencialin që ka”. Dhe akoma: “Juve u konceptua në një mënyrë tjetër. Me Rabiot-Paredes-Pogba në mesfushë plus Locatelli që niset nga stoli. Di Maria dhe Chiesa në krahë, Vlahovic në mes. Juventus aktuale është virtuale”.

Që nga kthimi i tij tek Juventus, Massimiliano Allegri ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e Adrien Rabiot në idenë e tij për lojën, duke e konfirmuar gjithashtu atë me skuadrën e plotë mes titullarëve të tij.

Në shumë pak raste trajneri hoqi dorë nga ish-lojtari i PSG-së, pavarësisht se futbollisti ka qenë shumë  afër shitjes në  merakton e fundit të verës.

Mesfushori ka hyrë edhe në vitin e fundit të kontratës së tij dhe kështu mbetet në dyshim. Në rast të mos rinovimit, Rabiot mund të kthehet gjithashtu protagonist në merkaton e janarit.

Ditët e fundit është folur për një lamtumirë të mundshme dhe sensacionale me kosto zero të Kante nga Chelsea. Francezi duket se ka refuzuar propozimet e fundit për rinovimin e kontratës, duke rindezur sirenat e klubeve të mëdha europiane.

Juventus mund të bëjë një tentativë edhe duke shfrytëzuar aksin e hapur në verë me shitjen e Zakaria: në operacion, përveç zviceranit, mund të përfundojë edhe Rabiot.

Nuk përjashtohet aspak që klubi bardhezi të bëjë një tentativë në janar për të djegur konkurrencën. Do të shohim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit