Juventus po “rithemelohet”, David Trezeguet i dërgon mesazhin që nuk pritej…

1 Dhjetor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Juventusi mbylli epokën e Andrea Agnelli pas 12 vitesh dhe në agimin e 2023-shit e gjen veten si në pikën zero, kur duhet të rivendosë gjithçka në nivelin e korporatës.

Emërimi i ardhshëm i një presidenti të ri dhe i një bordi të rinovuar drejtorësh ka sjellë me vete edhe spekulime të ndryshme për përfshirjen e mundshme në klub të legjendave bardhezi, si Del Piero, Buffon dhe Chiellini. Nëse ish-numri 10, pasi tha se nuk kishte pasur kontakt, por ishte i gatshëm të kthehej, në listë u shtua edhe ish-partneri i tij i golave, David Trezeguet.

“John Elkann do të duhet t’i jepet kohë për të menaxhuar situatën e re, – komentoi ish-sulmuesi francez për “Gazzetta dello Sport”. – Sigurisht që do të ketë ndryshime. Andrea Agnelli megjithatë bëri një punë të jashtëzakonshme mes stadiumit, qendrës sportive, ekipit të dytë dhe rezultateve”.

Një telefonatë direkte nuk erdhi nga Juventusi, por Trezeguet nuk e fsheh disponueshmërinë e tij: “Unë do të jem gjithmonë aty për bardhezinjtë. Nëse më thërrasin, do të kthehem dhe mendoj se mund të jem i dobishëm. Mendoj se ish-lojtarët duhet të kenë një rol të rëndësishëm në klube”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit