Juventus-Roma, Mourinho mes Allegri-t dhe së ardhmes: “Ja e vërteta”

16 Tetor 2021
22:15
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së kampionatit kundër Juventus-it.

Përballja me Allegri-n – “Nuk është një sfidë mes meje dhe tij, por është një trajner i madh. Rezultatet apo loja? Është një polemikë sterila, por jam i lumtur që të jem mes atyre që kanë arritur rezultate, siç mendoj se është edhe ai. Nuk mund të them se jemi miq, por kemi një marrëdhënie të mirë”.

Orsato – “Para ndeshjes jam gjithmonë i kënaqur për arbitrin e zgjedhur, madje shpesh nuk jam as i interesuar. Nisem nga parimi se të gjithë janë të aftë. Orsato është një arbitër me eksperiencë. Më pas, në fund të ndeshjes arbitrat mund të kenë bërë një gabim dhe aty komentohet”.

Juventus dhe lufta për titullin – “Nëse janë në garë? Duhet të pyesni Allegri-n, jo mua”.

Interesimi i Newcastle – “Kam marrëdhënie të mira me të gjitha klubet. Megjithatë, ndihem shumë mirë te Roma”.

Diferenca me Juventus-in – “Ka diferencë. Por në fillimin e ndeshjes e gjitha kjo duhet të harrohet, luhet 11 kundër 11. Shkojmë atje për të fituar, nëse nuk do t’ia dalim dua që të jetë për meritë të Juventus-it dhe jo për fajin tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit