Juventus-Sassuolo, bardhezinjtë e nisin me dëmtime dhe pezullime

15 Gusht 2022
8:39
Alfred Lleshi
back button

Kampionati i ri i Juventusit nis kundër Sassuolos, kundërshtar i cili sezonin e kaluar mundi ta pushtonte ‘Allianz Stadium’. Megjithatë, këtë herë në lojë nuk do të jetë Maxime Lopez, autori i golit të fitores me ngjyrë jeshile, për shkak të skualifikimit. Për të njëjtën arsye, Rabiot dhe Kean do të mungojnë në radhët e bardhezinjve.

Allegri, gjithashtu është duke luftuar me disa dëmtime. Ai do të startojë me një mbrojtje me katër lojtarë, të përbërë nga Danilo, Bonucci, Bremer dhe De Sciglio, përpara portierit Perin.

Cuadrado dhe McKennie, të dy të rikuperuar plotësisht, do të luajnë nga jashtë, ndërsa i sapoardhuri Kostic do të startojë nga pankina. Në mes të fushës Zakaria dhe Locatelli. Përkrah të paprekshmit Vlahovic do të luajë Di Maria.

Nag ana tjetër, Dionisi nuk do të ketë Traorè në dispozicion, por mund të vendosë menjëherë Pinamontin në qendër të treshes së kompletuar nga Berardi dhe Ceide. Debutimi i Thorstvedt ka të ngjarë në mesfushë, së bashku me Frattesi dhe Matheus Henrique. Me katër linja mbrojtëse, e përbërë nga Muldur, Erlic, Ferrari dhe Kyriakopulos.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Perin; Danilo, Bonucci, Bremer, De Sciglio; Cuadrado, Zakaria, Locatelli, McKennie; Di Maria, Vlahovic.
SASSUOLO (4-3-3): Consigli; Muldur, Erlic, Ferrari, Kyriakopoulos; Frattesi, Matheus Henrique, Thorstvedt; Berardi, Pinamonti, Ceide.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit