Juventus-Sassuolo; Locatelli sfidon të kaluarën e tij të afërt

27 Tetor 2021
9:03
Alfred Lleshi
back button

Si gjithmonë, Massimiliano Allegri do të shpërndajë dyshimet e fundit stërvitore këtë mëngjes, para ndeshjes Juventus-Sassuolo, që do të luhet në orën 18:30 në “Allianz Stadium”. Një sfidë në të cilën bardhezinjtë, duke pasur parasysh fillimin negativ të kampionatit, nuk mund të gabojnë kurrë. Sytë janë nga formacionin që trajneri do të përdorë, me ndonjë balotazh aty-këtu. Për shembull, duhet të merret një vendim për ish-in, Manuel Locatelli. Të pushojë apo jo; kjo është dilema.

Sipas të mirëinformuarve, duke simuluar më shumë situata loje, pasditen e djeshme në “Continassa” trajneri i Juventusit ka kryer stërvitje me Locatelli përballë mbrojtjes dhe një tjetër me Arthur. Me pak fjalë, një lloj stafete e planifikuar, me brazilianin që kërkon “karburant” në këmbët e tij.

Sigurisht, duke nisur apo jo nga fillimi, kjo nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat për mesfushorin 23-vjeçar nga Lecco. Sepse te Sassuolo, në thelb, ai djali premtues u bë një burrë i pjekur, i aftë për të luajtur në elitën e Serie A dhe kombëtaren italiane. Meritë e një talenti të pastër që, edhe pse me “targa” të alternuara, tashmë kishte treguar te Milani se mund të bënte një karrierë specifike. Shpërthimi i tij erdhi te Sassuolo.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Perin; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Chiesa, Arthur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata.
SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Toljan, Chiriches, Ferrari, Rogério; Frattesi, Lopez; Berardi, Raspadori, Traoré; Scamacca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit