Juventus sfidon Real-in për trajnerin e ëndrrave

8 Mars 2021
17:40
Denis Hakanaj
back button

Liverpool po kalon një sezon shumë zhgënjyes në kampionat dhe një pjesë e tifozëve do të donin një ndryshim të menjëhershëm në stol për të ndalur hemorragjinë e pikëve në Premier League, që rrezikon t’i mbajë Të Kuqtë jashtë kupave europiane sezonin e ardhshëm.

Një mundësi kjo që frikëson edhe klubin, por duket se nuk ka ndërmend të marrë masa për momentin. Në rast se Klopp do të shkarkohej në fundin e sezonit, dy klube janë gati ta presin me krahët hapur. Një është Juventus, tjetri është Real Madrid.

Perez, sipas fichajes.net, ëndërron prej kohësh t’ia besojë skuadrën ish-trajnerit të Dortmund-it. Edhe klubi bardhezi, në rast të një dështimi të Pirlo-s, mund të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e trajnerit gjerman, marrja e të cilit do të ishte një hap më shumë edhe në nivelin ndërkombëtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit