Juventus u mbyll gojën kritikëve, “shtyp” Sassuolo-n me Di Maria-Vlahovic (Pamjet)

15 Gusht 2022
22:43
Denis Hakanaj
back button

“Humbja me Atletico Madrid na ka bërë mirë. Do të jemi gati për Sassuolo-n”. Këto kanë qenë deklaratat e Massimiliano Allegri-t para ndeshjes së parë të kampionatit të Juventus-it të tij.

Dhe fusha i ka dhënë të drejtë teknikut livornez, me ndeshjen e luajtur në Allianz Stadium është dominuar dhe fituar me rezultatin e pastër 3-0 nga bardhezinjtë.

JUVENTUS-SASSUOLO GOLI I DI MARIA

Një fitore që ka shuar polemikat e shumta të krijuara gjatë fazës përgatitore të Juventus-it dhe veçanërisht pas humbjes 4-0 të pësuar në miqësoren e fundit kundër Atletico Madrid.

Protagonistët e ndeshjes kanë qenë Angel di Maria dhe Dusan Vlahovic. Argjentinasi ka zhbllokuar ndeshje në minutën e 43-të dhe ka dhënë asistin për golin e tretë të sulmuesit serb.

Në mes, goli i parë dhe i dyti i ndeshjes për bardhezinjtë i shënuar nga Vlahovic nga pika e bardhë e penalltisë. Falë kësaj fitoreje, skuadra e Allegri-t është ngjitur në vendin e dytë të renditjes.

JUVENTUS-SASSUOLO PENALLTIA E VLAHOVIC

JUVENTUS-SASSUOLO GOLI I DYTE I VLAHOVIC

Lajme të tjera

Lajmet e fundit