Juventus, United, City dhe Bayern duan kreun

11 Dhjetor 2018
21:35
Denis Hakanaj
back button

Faza me grupe e Champions League do të mbyllet të mërkurën në mbrëmje me ndeshjet e fundit që do të luhen në grupet E, F, G dhe H. Kjo është situata në secilin grup:

Grupi E: Ajax (11) vs Bayern München (13), Benfica (4) vs AEK 

Bayern Munich është kualifikuar dhe do ta siguronte vendin e parë në grup me një barazim. Ajax është kualifikuar gjithashtu dhe do ta fitonte grupin në rast se merr një fitore kundër bavarezëve. Benfica do ta mbyllë në vendin e tretë dhe do të luajë në Europa League. AEK-u i vendit të katërt është eliminuar nga kompeticionet europiane.

Grupi F: City (10) vs Hoffenheim (3), Shakhtar (5) vs Lyon (7)

Manchester City është kualifikuar në 1/8-at e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube dhe do të sigurojë vendin e parë në grup me një barazim, ose nëse Lyon nuk fiton. Francezët, nga ana tjetër, do të kualifikohen me një barazim dhe do të sigurojnë vendin e parë falë përballjeve direkte me City-n, nëse fitojnë dhe nëse anglezët humbin.

Shakhtar do të kualifikohet me një fitore. Ata do të kalojnë në  Europa League nëse barazojnë ose nëse Hoffenheim nuk fiton. Gjermanët duhet të fitojnë dhe të shpresojnë te një humbje e Shakhtar për të siguruar një vend në Europa League.

Grupi G:  Real Madrid (12) vs CSKA (4), Plzeň (4) vs Roma (9)

Real Madrid e ka fituar grupin, ndërsa Roma ka siguruar vendin e dytë. Plzen mban vendin e tretë dhe, falë avantazhit që kanë nga përballjet direkte me CSKA-në e Moskës, do të sigurojë kalimin në Europa League nëse do të marrin të njëjtin rezultat me rusët, të cilët duhet të marrin më shumë pikë se Viktoria në ndeshjen e fundit për të siguruar vendin e tretë.

Grupi H: Valencia (5) vs United (10), Y. Boys (1) vs Juventus (12)

Juventus është kualifikuar dhe do të sigurojë vendin e parë në grup me një fitore ose nëse Manchester United nuk fiton. Edhe anglezët janë kualifikuar dhe do të siguronin vendin e parë në Grupin H me një fitore dhe nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të mundin Youn Boys.

Për sa i takon dy skuadrave të tjera të këtij grupi, Valencia e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League, ndërsa zviceranët do ta mbyllin aventurën në Champions League në vendin e katërt.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit