Juventus, vjen vendimi i papritur për të ardhmen e yllit

20 Prill 2021
16:12
Denis Hakanaj

E ardhmja e Merih Demiral është akoma e paqartë.

Sipas calciomercarto.com, turku i Juventus është kthyer në qendër të zërave të merkatos.

Kjo sepse 23-vjeçari nuk konsiderohet i paprekshëm nga Zonja e Vjetër. Fabio Paratici e vlerëson shumë Demiral, por është gati ta lërë të larohet para një oferte të rëndësishme.

Juventus ka refuzuar disa oferta në të kaluarën për mbrojtësin nga Premier League dhe Italia, me Milan-in që është interesuar.

Duket se situata ka ndryshuar tani dhe Demiral konsiderohet nga nja lojtarët që mund të shiten në merkaton e verës.

Kërkesa fillestare e bardhezinjve është 40 milionë euro dhe nuk do të merren në konsideratë operacionet me formulën e huazimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit