Juventus, zbulohet arsyeja e veçantë pse luan me fanellën rozë

4 Tetor 2022
15:31
Denis Hakanaj
back button

Shumëkush e ka pyetur veten pse Juventus-i zgjodhi të veshë fanellën rozë në shtëpi në ndeshjen e kampionatin kundër Bologan-s.

Qëllimi ishte për bamirësi sepse klubi bardhezi ka zgjedhur ngjyrën rozë për të ndihmuar në luftën kundër kancerit dhe për të rritur fonde për kërkimet që bëhen  për këtë sëmundje.

Tetori është muaji i parandalimit të kancerit të gjirit dhe klubi torinez është në vijë të parë. Për këtë arsye, të dielën Bonucci dhe shokët e tij dolën në fushë të veshur me fanellën e tretë, ku pikërisht roza është ngjyra mbizotëruese, në mbështetje të Fondacionit Piemonte për kërkimin e kancerit, me synimin ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e parandalimit.

Të njëjtën gjë bënë Next Gen dhe J Women në ndeshjet e tyre përkatëse në shtëpi. Përveç kësaj, secila nga tre skuadrat do t’i dhurojë Fondacionit pesë fanella, të gjitha me autograf, të cilat më pas do të përdoren për të ndihmuar mbledhjen e fondeve.

Skuadra e Massimiliano Allegri-t do të kthehet në fushë të mërkurën në mbrëmje për javën e tretë të fazës me grupe të Champions League. Zonja do të presë në shtëpi ekipin e Maçabi Haifa-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit