Juventus, zbulohet ideja e fundit në merkato

21 Shtator 2020
16:08
Denis Hakanaj
back button

Juventus po mendon për merkaton.

Jo vetëm problemi i qendërsulmuesit për t’u zgjidhur, Andrea Pirlo do edhe një përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes.

Pavarësisht debutimit të mirë në kampionat të të riut Frabotta, mbrojtës i majtë i marrë ngë ekipet e moshave, trajneri i bardhezinjve është në kërkim të një lojtari më ekspert në nivel ndërkombëtar.

Sipas zërave të fundit të merkatos, Juventus mund të ketë parakaluar Inter-in dhe Napoli-n për yllin e Chelsea-t, Emerson Palmieri-n.

Sipas shtypit italian, Juventus është hedhur në sulm për ish-lojtarin e Roma-s pas dëmtimit të pësuar nga Alex Sandro, i cili do të qëndrojë larg fushave për rreth një muaj.

Klubi anglez është i hapur për huazimin e lojtarit, por me detyrimin e blerjes dhe jo të drejtën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit