Juventus, zbulohet premtimi që Vlahovic i ka bërë Di Maria-s…

16 Gusht 2022
15:22
Denis Hakanaj
back button

Juventus e ka nisur në mënyrë shumë të mirë kampionatin. Debutim me një fitore të bukur 3-0 kundër Sassuolo-s në javën e parë të Serisë A 022/23.

Angel di Maria ka hapur takimin dhe Dusan Vlahovic e ka mbyllur me një dygolësh. Një gol me penallti për serbin dhe një pas një asisti të argjentinasit.

Pikërisht në lidhje me shokun e skuadrës ka folur qendërsulmuesi në një intervistë të dhënë për DAZN, pas fitores të marrë në Allianz Stadium, duke bërë edhe një lloj premtimi…

Në nivel persona, Vlahovic ka thënë: “Kam punuar gjithë verën, nuk jam akoma në 100% sepse kam patur një problem të vështirë për të zgjidhur. Po punoj për t’u kthyer në maksimum”, ka thënë sulmuesi.

Më pas ka ardhur premtimi për Di Maria-n: “Është një ndjesi e pabesueshme të luaj me të, një kënaqësi e madhe të luash me një kampion të tillë.

“E falënderoj për asistin, shpresoj të marr shumë të tjerë dhe t’ia kthej favorin shumë shpejt. I ka merituar duartrokitjet, nga ana e të gjithëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit