“Juventus? Zgjodha me zemër”, Pogba: Tani dua të bëhem si ata të tre

29 Shtator 2022
14:22
Denis Hakanaj
back button

Intervistë në 360 gradë për Paul Pogba në GQ. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja me fjalë të mëdha për Juventus-in dhe kthimin në Torino pas eksperiencës në Manchester.

Mesfushori francez, i cili po rikuperon nga një dëmtim aktualisht, ka dëshirë të tregojë të gjithë vlerën e tij dhe të jetë lider i skuadrës.

Në lidhje me zgjedhjen për t’u kthyer te bardhezinjtë: “Mua më pëlqen të mendoj se zgjedhjen e ka bërë zemra ime. Ndoshta ishte edhe momenti i duhur për t’u kthyer këtu:tre vitet e fundit te Manchester United, edhe për shkak të dëmtimeve, nuk kanë shkuar siç doja.

“Edhe Juventus vjen nga dy vite pa e fituar titullin. Është një sfidë e bukur për të dy, kemi gjetur përsëri njëri-tjetrin për të provuar të rimarrim atë që na takon dhe të kthehemi të fitojmë”.

Mesfushori francez është kthyer në Torino pas eksperiencës në Angli: “Herën e parë këtu (Juventus) isha më i ri dhe nuk kisha eksperiencën që kam tani. Jam rritur në jetën personale, kam dy fëmijë, një grua, edhe si futbollist.

“Kam fituar Botërorin me Francën, Europa League me United, kam luajtur me lojtarë të mëdhenj dhe një skuadër të madhe. Kam mësuar shumë atje, ishte shumë më ndryshe në krahasim me eksperiencën e mëparshme.

“Duhej të merrja më shumë përgjegjësi sepse tek Juventus kisha më pak për shkak se isha i ri dhe kisha lojtarë ekspertë në krahun tim. Tani shikoj veten dhe mendoj se jam bërë si këta lojtarë, si Pirlo, Buffon, Chiellini. Tani më takon mua të bëjë atë që kanë bërë ata.

“Me Allegri-n kam një marrëdhënie shumë të mirë, të ndershme; më ka ndihmuar shumë dhe kemi qenë gjithmonë në kontakt”.

Në lidhje me kthimin që nuk po shkon si duhet për shkak të dëmtimit të pësuar menjëherë: “Për shkak se kam filluar të luajë në nivele të larta në moshë shumë të re, jam mësuar të përballem me kritikat.

“Është pjesë e lojës: si atletë bashkëjetojmë me elozhe dhe kritika çdo javë, duke e ditur se duhet të ruajmë një ekulibër dhe përqendrimin në punën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit