Juventus “zhduk” yllin e skuadrës… edhe nga dyqani zyrtar i klubit

2 Korrik 2022
15:06
Denis Hakanaj
back button

Aaron Ramsey është jashtë projektit teknik të Massimiliano Allegri-t dhe tani edhe jashtë dyqanit zyrtar të klubit bardhezi.

Edhe pse teknikisht kartoni i mesfushorit është akoma në pronësi të Zonës së Vjetër, klub në të cilin s’ka pak që është kthyer nga huazimi në Glasgou, e ardhmja e tij është larg Torino-s.

Një konfirmim tjetër ka ardhur nga dyqani bardhezi ku nuk shfaqet më fanella me numrin 8 që mbahej nga ish-mesfushori i Arsenal-it para transferimit të tij në Skoci.

Bëhet fjalë për një sinjal të mëtejshëm që konfirmon se Juventus dhe uellsiani janë shumë larg dhe rrugët e tyre pritet të ndahen përfundimisht në javët e ardhshme.

Mesfushori është i detyruar të kërkojë një sistemim të ri edhe për të arritur në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës të dimrit të ardhshëm që do të luajë me Uellsin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit