Juventusi cakton numrat e rinj, Vlahovic dhe Chiesa tani “zjarr”! Por ka dy numra bosh, Pogba dhe…

1 Korrik 2022
17:21
Telesport

Me fillimin zyrtar të sesionit të merkatos së verës dhe me lamtumirën tashmë të sigurt të Dybala, Bernardeschi, Chiellini dhe Morata, Juventus po hyn në sezonin e ri dhe do të nxisë shitjen në publik të fanellave të personalizuara të lojtarëve për 2022-23.

Në dyqanin online të Juventusit, në fakt, fanellat e reja tashmë janë në dispozicion dhe disa lajme meritojnë të theksohen. Le të fillojmë me Federico Chiesa, i cili braktis numrin 22 dhe merr 7-shin që në pjesën e parë të sezonit të kaluar i përkiste Cristiano Ronaldos, më pas kaloi te Manchester United në ditët e fundit të merkatos.

Fanella e re edhe për Dusan Vlahovic, i cili merr 9-shen e lënë të lirë nga Morata: “Një sulmues total, një kampion që është e tashmja e Juventusit, por shikon nga e ardhmja, me golat, fuqinë, rininë e tij – lexojmë te Dyqani i Juventusit për sulmuesin serb –

Fanella e Vlahovic të Juventusit është simboli i atyre që, kur veshin ngjyrat e Juventusit, mposhtin të gjitha llojet e kundërshtarëve për të fituar, pa u dorëzuar kurrë”. Vlahovic do te jete sulmuesi kryesor i projektit i paguar 75 mln euro.

Bie në sy edhe mungesa e një pronarin e numrit 10, i cili mbeti i pacaktuar pas mos rinovimit të Dybala. Dhe këtu ndizen edhe më shumë fantazitë e tifozëve, duke qenë se mbajtësi i radhës i fanellës më prestigjioze mund të jetë Paul Pogba, tashmë në rrugën e kthimit te Juventusi.

Njoftimi i rikthimit të mesfushorit francez duhet të jetë vetëm çështje ditësh. Por, kujdes, sepse edhe 22 eshte bosh dhe tifozeria mendon se po ruhet per Zaniolo ne rast se nuk behet akordi me Di Maria si transferim falas…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit