Juventusi dhe fantazma e Ronaldos; ndizet alarmi i kuq në sulm

25 Nëntor 2021
11:47
Alfred Lleshi
back button

Liga e Kampionëve mund të jetë e bukur, por edhe e pamëshirshme. Vetëm shikoni se çfarë ndodhi të martën. Cristiano Ronaldo, me “putrën” e tij nokautoi Villarrealin dhe i dha Manchester United, në krizë në Premier League, kualifikimin për në turin e dytë.

Disa orë më vonë, Juventusi, i cili në Serie A dukej se kishte bërë disa hapa drejt daljes nga tuneli, u turpërua nga Chelsea në Champions, pa shënuar asnjë gol, teksa gjuajti në portën e bluve vetëm dy herë. Një ndeshje që Szczesny, mburoja e fundit e Juventusit, e përcaktoi si “tragjike”.

E kush më mirë se ai, duke qenë se blutë e bombarduan nga të gjitha anët, mund ta fotografojë aktualitetin e Juventusit. CR7 u largua gjatë merkatos së verës dhe bashkë me fenomenin portugez duket se u zhdukën edhe golat.

Juventusi ka humbur mesatarisht pothuajse 34 gola në sezon, duke qenë se portugezi kishte shënuar 101 gola në tri sezone. Një produktivitet që është e vështirë të përputhet me një tjetër sulmues të vetëm, që i përket kategorisë së futbollistëve normalë. Problemi është se mungesa e tij ende nuk është metabolizuar.

Pra, në fund të nëntorit, me një të tretën e kampionatit dhe pothuajse fazën e grupit të Champions-it tashmë të lënë pas krahëve, çështja është e pazgjidhur. Ronaldo është i pazëvendësueshëm, është e tepërt të përsëritet kjo, por është po aq e vërtetë që pas 18 ndeshjesh ishte e ligjshme të pritej një zgjidhje.

Tregu i transferimeve nuk solli zgjidhje, sepse kontributi i Moise Kean është vetëm dy gola. Sigurisht, ai nuk ishte profili më i përshtatshëm për një trashëgimi të tillë si ajo e CR7. Edhe Kaio Jorge ende nuk ka “qullosur” dot asgjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit