Juventusi dhe Italia, Chiellini ua bën “skanerin” nga jashtë

19 Nëntor 2019
11:06
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini, foli përmes telefonit për “Premio Maestrelli”.

Si po ecën riaftësimi juaj?
Ka dy ditë që jam jashtë vendit, por nesër do të kthehem të bëj fizioterapi. Riaftësimi po shkon shumë mirë, por kërkon shumë durim.

Si i shikoni shokët tuaj?
Ata po paraqiten shkëlqyeshëm pa mua, por shpresoj të kthehem në pranverë për t’i ndihmuar të bëjnë më të mirën.

Duke e parë nga jashtë, si po shkon Juventusi juaj?
Në fund të fundit, pas kaq vitesh me Allegri, çdo trajner do të ishte ndryshe. Rezultatet janë në anën tonë. Do të duhet durim për të implementuar idetë e trajnerit Sarri, por gjëja e rëndësishme, ndërkohë, është marrja e pikëve. Shokët e mi të skuadrës po ecin në këtë rrugë.

Kur mund t’ju shohim përsëri në fushë?
Unë mendoj se midis shkurtit dhe marsit do të jem në gjendje të kthehem në fushë. Për fat të keq, koha e saktë ende mungon.

Italia fitoi 9-1 kundër Armenisë, si e gjykoni?
Është një rezultat mjaft befasues, por unë e përgëzova trajnerin edhe pas fitores së madhe kundër Bosnjës. Ai mundësoi ndryshimin dhe përparimin e ekipit në një kohë shumë të shkurtër. Shumë merita i shkojnë Mancinit, sepse është arkitekti i vërtetë i kësaj rilindjeje.

A është një vit i mirë për Champions-in?
Gjithmonë kemi pasur shpresa se i jemi afruar këtij trofeu. Shpresojmë që në pranverë të jemi në kushtet më të mira të mundshme, çka na nevojitet për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit