Juventusi do Champions, Nedved: Favoritë janë Reali dhe Man. City

10 Korrik 2020
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi duhet të fitojë ndeshjen e kthimit kundër Lyon-it për Champions League. Ekipi italian humbi 1-0 në Francë dhe në Itali duhet të fitojë me dy gola diferencë. Pavel Nedved foli menjëherë pas shortit të Championsit.

Në radhë të parë duhet të sigurojmë kualifikimin në çerekfinale, edhe pse e kemi të qartë që ndeshja e kthimit kundër Lyon do të jetë shumë e vështirë. Të gjithë skuadrat janë të forta dhe shorti është shumë stimulues.

“Real Madrid dhe Manchester City janë dy ekipe që kërkojnë fitimin e trofeut. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, pavarësisht se kë do të kemi përballë. Objektivi i Juventusit është të mbërrijë në Portugali.

“Formati i ri me tre ndeshje teke, është shumë interesant për të gjithë botën e futbollit, edhe prej faktit që do të luhet në një periudhë kur futbolli është zakonisht pushim“, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit