Juventusi gjen treg në Principatë, negocion shitjen e dy “tepricave” luksoze

14 Gusht 2019
12:12
Alfred Lleshi
back button

Aksi i transferimeve midis Torinos dhe Montecarlo është duke u kkthyer në “autostradë”, ku dy “teprica” luksoze të Juventusit mund të lëvizin ditëve të ardhshme: Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi. Mbrojtësi, përkundër ardhjes së Sarrit në stol, që e kishte stërvitur tashmë në kohën e Empolit, për momentin është i pesti qendror, pas De Ligt, Chiellini, Bonucci dhe Demiral, me rrezikun real për të mbetur jashtë liste. Kjo është arsyeja pse Rugani tani po shqyrton me kujdes hipotezën e një lamtumire nga Juventusi. Dhe Monaco, ndryshe nga Roma, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është e gatshme ta blejë atë plotësisht.

Juventusi e vlerëson Rugani rreth 30 milionë euro, para që do t’i lejonin klubit bardhezi të rregullojë buxhetin e të marrë frymë lirisht në këtë drejtim. Pra, do të fitonte një kapital të konsiderueshëm. Përveç Rugani, siç u përmend më lart, Juventusi dhe Monaco po negociojnë edhe për Blaise Matuidi. Mesfushori francez u refuzua nga Maurizio Sarri, i cili në vend të tij kërkoi konfirmimin e Sami Khedira, i konsideruar më i përshtatshëm për futbollin e trajnerit të ri bardhezi.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, transferimi i Mattia Perin, një tjetër lojtar i tepërt i Juventusit, që ende nuk ka gjetur akomodim, pas dështimit të negociatave me Benfica, mbetet pezull. Koha po kalon dhe zgjidhja për ish-portierin e Genoa duhet të gjendet në një afat të shkurtër. Alternativë është mbajtja e tij jashtë listës, deri në janar, pa qenë e nevojshme të luajë asnjë minutë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit