Perpos probleme jashte fushe dhe -15 piket ne renditjen e Serie A si pasoje e penalizimit. Me fantazmat e Serie B dhe penalizimeve te tjera per gjyqet e hapura, Juventusi jep nje shkendije dhe e ben ne Kupen e Italise.
Ka përfunduar me fitoren 1 me 0, të “bardhezinjve”, çerek-finalja e fundit e Kupës së Italisë e zhvilluar në “Allainz Stadium”, mes Juventusit dhe Lazios. Pjesa e parë pa sulmet e shpeshta të Juventusit, ku edhe pse ishin goxha të furishme, nuk po mundnin të depërtonin në portën e “shqiponjave”.
Do të duhej të vinte minuta e 44’-të, ku pas një krosimi të bukur të Filip Kostiç, nga goditja e këndët Bremer kërcen më lart se të tijët duke shënuar kështu golin e vetëm të sfidës. Me këtë fitore minimale ndaj Lazios, Juventus arriti të kualifikohej për në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin, në muajin prill.