Juventusi kundërshtoi kthimin e rekordmenit të trofeve prej… Sarrit

19 Shtator 2019
11:58
Alfred Lleshi
back button

Juventusi kundërshtoi kthimin e Dani Alves, rekordmenit të trofeve të fituar në historinë e futbollit, në radhët e tij. Ky është zbulimi që bën sot “Calciomercato”, duke siguruar se agjenti i brazilianit ia bëri këtë ofertë ekipit kampion italian, por mori përgjigjen “jo” nga… Sarri. Personaliteti i 36-vjeçarit dhe qasja taktike e ish-lojtarit të Barçës nuk i pëlqen trajnerit aktual të “Zonjës së Vjetër”. 

Edhe pse fitoi “Copa America” këtë verë me Brazilin dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, trajneri Sarri beson se atij i mungojnë aspektet mbrojtëse. Kjo është arsyeja pse refuzoi për ta patur mbrojtësin brazilian në radhët e të tijve. Dani Alves, i cili ishte lojtar i lirë për të negociuar të ardhmen, përfundoi duke nënshkruar për Sao Paulo, tani duke pasur edhe Juanfran si shok skuadre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit