JUVENTUSI MPOSHT INTERIN NË SAN SIRO! Polemika, tension dhe dy të kuq në fund (PAMJET)

19 Mars 2023
22:52
Telesport
back button

Juventusi mposht Interin ne San Siro dhe fiton derbin e Italise ne nje sfide te jashtezakonshme dhe me raste nga njera ane ne tjetren me bardhezinjte qe ne fund rezistuan dhe moren 3 pike shume te rendesishme. Plot 97 minuta ne Milano e cila eshte vendosur me golin e Kostic.

Pjesa e pare ka qene e dyluftuar por nje episod ka qene ai qe ka vendosur. Juventusi ka kaluar ne avantazh me derbin e Italise ndaj Interit me ane te Kostic. Nje gol qe ka pasur shume polemika dhe te pakten 3-4 minuta ne VAR pasi ne momentin e nisjes se aksionit ka dyshime per prekjen me dore te Rabiot per te ulur topin.

Pas tij e ka prekure dhe Vlahovic por ne fakt ai e ka pasur te bashkuar ne trup ndryshe nga francezi… Interi proteston por arbitri Chiffi ka akorduar pasi ka pritur verdiktin e VAR.

GOLI I KOSTIC – VIDEO

Interi qe shansin me te mire te ndeshjes e ka pasur me Barella por goditja e tij eshte pritur nga Shezni kurse ne anen tjeter bardhezinjte kane pasur shanse me Locatelli, Vlahovic dhe Kostic, sidomos ne pjesen e dyte.

Kur u fut edhe Chiesa, qe pati shansin por me pas doli per demtim. Nervozizmi ka qene i madh te Allegri qe ka braktisur stolin 5 minuta para kohes se rregullt pasi i nervozuar. Ne fund, sfida eshte mbyllur me sherr pasi arbitri kryesor ka vershellyer tri here me D’Ambrosio dhe Paredes qe kane dale me te kuq.

Formacionet zyrtare | INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro. JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Soulé, Vlahovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit